Lista qytetare “Më mirë për Tetovën” kërkon që Revizioni dhe Prokuroria të hetojnë borxhin e lartë të Komunës së Tetovës.
“Komuna e Tetovës ka 24 milionë euro borxh! Revizioni i brendshëm (ose i pavarur) duhet të shpalos në publik se ku, si dhe pse është krijuar ky borxh! Me emra mbiemra, vlerat dhe të gjitha të dhënat tjera përcjellëse. A është krijuar borxhi në mënyrë fiktive për përfitime personale?”, thuhet në kumtesën e “Më mirë për Tetovën”.
Nga atje thonë se qytetarët meritojnë të dinë se si janë (keq)përdorur tatimet e tyre.
“Nëse do të konstatohet keqpërdorim i detyrës zyrtare Prokuroria patjetër duhet t’i nxjerrë para drejtësisë ata që e kanë vjedhur buxhetin e qytetarëve. Zvarritjet e panevojshme në ndriçimin e këtij borxhi mund të krijojnë dyshime të reja.
Përveç përgjegjësisë penale duhet edhe konfiskimi i pasurisë”, shtojnë nga atje./Telegrafi/
The post Më mirë për Tetovën: Revizioni dhe Prokuroria duhet të hetojnë borxhin e lartë të Komunës së Tetovës appeared first on Telegrafi.