“Më mirë për Tetovën” fillon me mbledhjen e nënshkrimeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Iniciativa qytetare “Më mirë për Tetovë”, e cila do të garojë për këshilltarë në zgjedhjet lokale, sot ka filluar me mbledhjen e nënshkrimeve.

Kjo iniciativë ka 31 kandidatë, ndërsa duhet të grumbullojnë 350 nënshkrime të qytetarëve, në mënyrë që të mund të kërkojnë votat e qytetarëve.

“Te nderuar tetovarë, minutat po numërohen. Ne sot dorëzuam listën për këshilltarë pranë Komisionit Shtetëror Zgjedhor me kandidatët për Këshillin e Komunës se Tetovës, për zgjedhjet lokale që do mbahen më 17 tetor. Lista e iniciativës qytetare “Më mirë për Tetovën”, garon me skuadrën prej 31 këshilltarëve, ku bartës i listës do jem unë, Hamdi Sulemani. Sipas ligjit, ne si liste duhet te deponojmë 350 nënshkrime nga qytetarët e Tetovës në KSHZ”.

“Nënshkrimet mund t’i jepni në zyrën e KSHZ në Tetovë, qe gjendet ne objektin e Komunës se Tetovës, hyrja e dytë, çdo ditë pune nga ora 08:00 deri ne ora 20:00 nga data 18 gusht deri me 31 gusht – lokal 42 /përdhes. Ju lutem na ndiqni ne rrjetet sociale dhe ne web faqen e iniciativës për informacionet shtesë rreth nënshkrimeve. Përkrahja juaj edhe me nënshkrime është vendimtare. Të bëhemi bashke për një Tetovë më të mirë”, tha Hamdi Sulemani./Telegrafi/

Advertisement

 

The post “Më mirë për Tetovën” fillon me mbledhjen e nënshkrimeve appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy