ME Maqedoni: Shpallja e gjendjes së krizës gjatë mungesës së rrymës përfaqëson harmonizim me Ligjin për energjetikë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dekreti për shpalljen e gjendjes së krizës gjatë mungesës së energjisë elektrike të cilin e miratoi Qeveria më 30 tetor të këtij viti dhe i cili tashmë është publikuar në Gazetën Zyrtare është miratuar me qëllim të harmonizimit me dispozitat e Ligjit për energjetikë, porosisin nga Ministria e Ekonomisë.

“Dekreti për kriteret dhe kushtet për shpalljen e gjendjes së krizës në raste të fatkeqësive të motit dhe natyrore, avarive dhe çrregullimeve në tregun e energjisë elektrike, mënyra e furnizimit me energji elektrike në gjendje krize, masat të cilat ndërmerren në rast të situatës së krizës, si dhe të drejtat dhe detyrimet e bartësve të licencave për kryerjen e veprimtarive elektroenergjetike, që është publikuar në Gazetën Zyrtare është sjellë me qëllim harmonizimin me dispozitat e Ligjit për energjetikë, sipas të cilit tregu i energjisë elektrike është plotësisht i hapur dhe ka shumë pjesëmarrës në treg, si për shembull, Operator i tregut – MEMO SHPKNJP”, thonë nga Ministria e Ekonomisë.

Në përfshirjen e këtij Dekreti, shtojnë, janë përcaktuar edhe të drejtat dhe obligimet e pjesëmarrësve në treg në kushte të situatës së krizës dhe janë përfshirë të gjithë pjesëmarrësit në treg, e jo si më parë vetëm kompanitë shtetërore energjetike.

“Dekreti paraprak ishte sjellë në vitin 2012 dhe në të nuk ishin harmonizuar dispozitat e reja për tregjet e energjisë elektrike. Në vazhdimësi e ndjekim situatën në sektorin elektronergjetik, për momentin ka mjaftueshëm sasi të energjisë elektrike, deri në fund të vitit nuk do të ketë rritje të çmimit të rrymës për amvisëritë, potencojnë nga Ministria e Ekonomisë.

Advertisement

Në numrin e djeshëm të Gazetës Zyrtare në 12 faqe është publikuar Dekreti për kriteret dhe kushtet për shpalljen e gjendjes së krizës në raste të fatkeqësive kohore dhe natyrore, avarive dhe çrregullimeve në tregjet e energjisë elektrike mënyra e furnizimit me energji elektrike në gjendje të krizës, masat të cilat ndërmerren në rast të gjendjes së krizës, si dhe të drejtat dhe obligimet e bartësve të licencave për kryerjen e veprimtarive elektroenergjetike.

The post ME Maqedoni: Shpallja e gjendjes së krizës gjatë mungesës së rrymës përfaqëson harmonizim me Ligjin për energjetikë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy