Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër M.A. (32) nga Tetova për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “keqpërdorim i të dhënave personale”, si dhe ndaj dy filialeve të kompanive financiare në Tetovë, G.A. (35) nga Republika e Bullgarisë, drejtues i një filiali, R.G. (37) nga Shkupi, drejtues i filialit tjetër dhe punonjës në të dyja filialet, S.I. (34) nga Tetova dhe M.A. (32) nga Tetova për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “punë me pakujdesi në shërbim”.

E denoncuara e parë, në janar të vitit 2022, në afërsi të Qendrës Klinike në Tetovë, ka gjetur një letërnjoftim të humbur, e cila në vend që ta denonconte në stacionin policor, ka përdorur të dhënat personale pa pëlqimin e pronarit dhe në tri raste ka marrë kredi të shpejtë me para në dorë në dy filialet e shoqërive financiare.

Dy personat juridikë dhe katër të pandehurit e tjerë kanë vepruar nga pakujdesia duke lënë jashtë mbikëqyrjen e duhur dhe në këtë mënyrë i kanë mundësuar të pandehurit të parë të marrë kredi të shpejta në para duke përdorur një dokument personal nga një person tjetër.

The post Me letërnjoftim të huaj mori kredi të shpejta nga kompanitë financiare, ngritet kallëzim penal ndaj 32 vjeçares nga Tetova appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";