Me gabime të shumta gramatikore lëshohet në përdorim onlajn platforma kovid19vakcinacija.mk

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se është lëshuar në përdorim onlajn platforma kovid19vakcinacija.mk në të cilën qytetarët do të mund të njoftohen për vaksinat, prrocesin dhe fazat e vaksinimit.

Të gjitha përgjigjet e pyetjeve më të shpeshta ndodhen në online platformën, ndërsa ueb-faqja krahas gjuhës maqedonase është edhe në gjuhën shqipe edhe pse ka gabime të shumta gramatikore.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për përkthim përmes “google translate” ose të ndonjë përkthyesi në Ministrinë e Shëndetësisë, mirëpo fjalia “vaksinimi është një mënyrë të sigurt dhe efikase për të parandaluar sëmundjet dhe për të shpëtuar jetat” nuk ka asnjë kuptim gramatikor.

Ministria e Shëndetësisë më tej thotë se imunizimi është proces i sigurt dhe efikas dhe është e vetmja mënyrë për të parandaluar përhapjen e sëmundjet ndërsa të gjitha vaksinat kundër COVID-19 janë të sigurta dhe janë armë e fortë për ta shuar pandeminë./Telegrafi/

Advertisement

The post Me gabime të shumta gramatikore lëshohet në përdorim onlajn platforma kovid19vakcinacija.mk appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy