Më ftohtë në Mavrovë, Kodër të Diellit dhe Kriva Pallankë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Më ftohtë sot në mëngjes ishte në Hanet e Mavrovës ku janë matur – 3 gradë, në Kodër të Diellit -2 dhe në Kriva Pallankë – 1 gradë, në Vinicë dhe Tetovë janë matur një gradë, Shkup – Zajçev Rid, Shtip, Strumicë, Berovë dhe Prilep dy gradë, Shkup – Petrovec, Veles dhe Kavadar tre gradë, në Manastir, Demir Kapi dhe Krushevë katër gradë, në Gjevgjeli pesë përderisa në Ohër dhe Pretor shtatë gradë.

Më së shumti borë ka në Kodër të Diellit 36 centimetra, përderisa në Hanet e Mavrovës 21.

Moti në orët e natës ishte i ndryshueshëm me vranësira, në pjesët perëndimore dhe veriore me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Sot në mëngjes në pjesët veriore të maleve dhe në vendet më të larta reshjet ishin të borës. Frynte erë e lehtë deri mesatare, në disa vende erë e fuqishme nga drejtimi verior.

The post Më ftohtë në Mavrovë, Kodër të Diellit dhe Kriva Pallankë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy