
MPB Maqedoni njofton opinionin se nga mesi i muajit prill (14.04.2025) zyrtarisht do të fillojë me funksionimin e kontrollit të përbashkët kufitar (One Stop Shop) me Kosovën, në pikën kufitare Bllacë e Poshtme – Elez Han.
Nga MPB thonë se ky hap paraqet realizim konkret të bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës, që synon lehtësimin e lëvizjes ndërkufitare, uljen e kohës së pritjes dhe rritjen e efikasitetit të kontrolleve kufitare.
Në muajin shkurt, ministrat e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, Pançe Toshkovski dhe Xhelal Sveçla, inspektuan punimet në pikën kufitare “Bllacë” për të parë realizimin e projektit “One Stop Shop”.
Ata thanë se ky projekt do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve, si dhe do të thellojë bashkëpunimin në mes dy vendeve./Telegrafi/
The post Më 14 prill fillon “One Stop Shop” në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës appeared first on Telegrafi.