Gjykata Themelore Penale në Shkup aktvendimin për rastin “Thesari”, i cili ka të bëjë me keqpërdorim të mjeteve nga Buxheti i shtetit për furnizim të pajisjes elektro-komunikuese për nevojat e Drejtorisë së Pestë pranë DSK-së dhe trajnim për shfrytëzim të tyre nga një firmë e Britanisë së Madhe, do ta publikojë më 13 prill.

Në rastin “Thesari” i akuzuar i parë është ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, si dhe ish-shefi i kabinetit të tij,
Toni Jakimovski, ish-ndihmës ministri i MPB-së, Nebojsha Stajkoviq dhe ish-shefi i Drejtorisë së Pestë në MPB, Goran Grujevski. Të tre akuzohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimit ndërsa Toni Jakimovski për ndihmë.

Mbrojtja e Mijallkovit, në fjalën përfundimtare në seancën e sotme, theksoi se aktakuza në këtë rast është e bazuar në supozime, se procedurën e udhëheq një paditës i paautorizuar dhe i propozoi gjyqit të miratojë vendim për pafajësi, duke e pasur parasysh se prokurorët publikë nuk e kanë dëshmuar aktakuzën.

Në fjalën përfundimtare, avokati Petar Vasilev, tha se ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, në korrik 2010 në Londër nuk ka dakorduar furnizim të pajisjeve për nevojat e DSK-së.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“E gjithë akuza është konstruksion. Është e padiskutueshme që furnizimi i pajisjeve në Ministrinë MPB, bëhet përmes një ndihmësministri i cili raporton drejtpërdrejt para ministrit. Një drejtor nuk mund t’i japë urdhër një ndihmësministri. Prokuroria me asnjë provë nuk dëshmoi që Mijallkov, e ka urdhëruar, sugjeruar për furnizim të pajisjeve”, deklaroi  avokati Vasilev.

I akuzuari Toni Jakimovski, shtoi se ai ishte katër nivele mbrapa ndihmësministrit dhe se ai nuk kishte mundësi ta
urdhëronte të bënte ndonjë gjë.

“Mendoj se mbrojtja nga analiza e provave dhe mbi të gjitha nga provat kryesore të Prokurorisë arriti të dëshmojë se Sasho Mijallkov aspak nuk ka dakorduar furnizimin e pajisjeve, e as trajnime. Në të njëjtën kohë, ai nuk i dha asnjë urdhër verbal dëshmitarit Gjoko Popovskit, që furnizimi të bëhet përmes një personi të caktuar juridik, siç pretendon prokurori, sepse ai person juridik kishte marrëveshje ekskluzive me prodhuesin dhe vetëm furnizimi i pajisjes mund të bëhej përmes distributorit ekskluziv të GAMA-s, ndërsa ky është personi juridik përmes të cilit MPB-ja e ka furnizuar pajisjen”, tha Shvërgovski.

“Prokurori publik për dëmin duhej të paraqiste ekspertizë ekonomike-financiare, nga e cila do të rezultonte dëmi i
pretenduar, për të cilin ata akuzohen në dispozitivin e aktakuzës. Përkundrazi, edhe pse prokurori publik nuk e bëri atë, mbrojtja e bëri. Përmes një këshilltari teknik, ai arriti të dëshmojë se nuk ka dëm në këtë çështje penale”, tha
Shvërgovski.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në fjalën përfundimtare, Prokuroria, tha se në vend që MPB të bëjë furnizim direkt të pajisjes elektro-komunikuese për nevojat e Drejtorisë së Pestë pranë DSK-së nga firma GAMA nga Britania e Madhe, si mënyrë më ekonomike, ata kishin dakorduar furnizimi të bëhet përmes një firme tjetër – ndërmjetësues Finzi SHPKNJP Shkup me çka kanë arritur të keqpërdornin mjetet nga Buxheti i shtetit.

Sipas aktakuzës në këtë rast janë keqpërdorur mbi 860 mijë euro.

The post Më 13 prill pritet vendimi gjyqësor për rastin “Thesari” appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";