Më 13 gusht, ditën e përvjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, në mënyrë solemne do të themelohet edhe një parti politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Partia do të themelohet nga “Grupi i zjarrit”, në krye me Izet Mexhitin. Mexhiti sot bëri të ditur se ai dhe pjesëtarët e këtij grupi, sot publikisht japin dorëheqje nga funksionet e Bashkimit Demokratik për Integrim.

“Ne vendosëm mos të shkojmë në shtëpi dhe të bëjmë Lëvizjen e re politike, Lëvizjen e re demokratike, duke iu bërë apel të gjithë intelektualëve, të gjithë atyre që e kërkojnë votën dhe duan të jenë shërbëtorë i qytetarit, i rrethit qytetarë – derën çel do ta kenë në Lëvizjen e re. Ne nuk e defaktorizojmë popullin shqiptar, por ne jemi rasti i parë historik që për bindje dalin nga qeveria në opozitë. Ne duam ta japim kontributin për ta faktorizuar votën shqiptare, për të bërë program, platformë për qytetarin shqiptar të pakënaqur dhe për ta sfiduar këtë të keqe të Maqedoni”, tha Mexhiti.

Pjesë e kësaj partie nuk do të jenë edhe bashkëmendimtarët e tij në fillim të këtij rrugëtimi, Musa Xhaferi, Blerim Bexheti dhe Nevzat Bejta.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Siç bëri të ditur Mexhiti, këta të fundit kanë “deklaruar se betejën do ta zhvillojnë brenda BDI-së”. Pjesë e kësaj partie janë një kryetar komune dhe dy deputetë.

The post Më 13 gusht Mexhiti do ta prezantojë partinë e re, Xhaferi, Bexheti dhe Bejta nuk do të jenë pjesë e saj appeared first on Telegrafi.