Prokuroria pretendon se Muhamed Zekiri ka lidhur kontratë pa prokurim publik, e ai ka deklaruar se vetëm po zbaton konkluzionin e qeverisë.

Ka përfunduar seanca kryesore për gjykimin e Muhammed Zeqirit, i cili akuzohet për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”. Prokuroria, mbrojtja dhe i dyshuari kryesor kanë thënë fjalët e tyre përfundimtare, pas së cilës Gjykata Penale ka caktuar vendimin për datën 1 dhjetor.

Përfaqësuesja e prokurorisë, prokurorja Katerina Kolareviq, tha se i dyshuari Muhamed Zekiri, pa kryer një prokurim publik, drejtpërdrejt ka lidhur kontrata me persona juridikë që kanë punuar në rrethana të dyshimta.

Procesi filloi kur, me sugjerim të zv. kryeministrit Fatmir Bytyqi, qeveria konkludoi se është e nevojshme të kryhet një procedurë për të bërë një studim fizibiliteti në lidhje me Postën e Maqedonisë dhe transportin hekurudhor, ndërsa Muhammed Zekiri ishte përgjegjës për procedura në rolin e sekretarit të përgjithshëm.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zekiri u deklarua i pafajshëm dhe tha se ai vetëm po kryente aktivitete për të cilat ishte i ngarkuar me vendim të Qeverisë./Telegrafi/

The post Më 1 dhjetor aktgjykimi për rastin e Muhamed Zekirit appeared first on Telegrafi.