MD-Maqedoni: Propozim Ligji për shërbim gjyqësor është përgatitur dhe publikuar në ENER

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Propozim-ligji për shërbim gjyqësor është përgatitur dhe publikuar në ENER, deri në qershor të vitit 2025 duhet të miratohet, kumtoi sot Ministria e Drejtësisë.

Ndaj, theksojnë se ka filluar hartimi i këtij ligji, i cili përfshin rekomandimet e disa raporteve dhe dokumenteve vendase dhe ndërkombëtare që kanë të bëjnë me nevojën për përmirësimin e statusit të shërbimit gjyqësor, të përfshira në Strategjinë për Burimet Njerëzore në Shërbimin Gjyqësor dhe rekomandimet nga Agjenda e Reformës.

Për të garantuar pavarësinë e gjyqësorit, siç theksojnë nga Ministria e Drejtësisë, Propozim-ligji parashikon përjashtimin e zyrtarëve gjyqësor nga ata administrativ duke i rregulluar të drejtat dhe statusin e të punësuarve në shërbimin gjyqësor.

“Është duke u krijuar një sistem për menaxhimin e efektivitetit të zyrtarëve gjyqësorë, qëllimeve dhe detyrave të punës, përcaktimit të planit individual për zhvillim profesional, si dhe procedurat për vlerësimin e efektivitetit të zyrtarit gjyqësor. Ndërhyrjet bëhen në dispozitat e pagave për të tërhequr, mbajtur dhe motivuar punonjësit; rekrutimi i kandidatëve me cilësi të lartë për punë të përshtatshme dhe kryerja e përzgjedhjes duke përdorur mjete efikase dhe transparente”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.

Advertisement

Kjo reformë, siç theksojnë ata, është vendimtare për motivimin e punonjësve që duhet të përkushtohen në ofrimin e shërbimeve publike cilësore.

“Kjo zgjidhje ligjore plotëson kërkesat e sindikatave dhe kërkesat e tyre të kahmotshme. Të gjithë të interesuarit kanë mundësi të japin komentet, propozimet dhe sugjerimet e tyre për Propozim-ligjin për Shërbimin Gjyqësor, i cili sipas agjendës së reformës duhet të miratohet deri në qershor të vitit 2025”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.

The post MD-Maqedoni: Propozim Ligji për shërbim gjyqësor është përgatitur dhe publikuar në ENER appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy