Inspektorati i Tregut e ka mbyllur një pishinë në Vinicë, për të cilën më herët kanë dorëzuar kallëzim penal, pasi pronari ka organizuar festa, edhe përkundër ndalesave për shkak të pandemisë COVID-19.

Objekti nuk do të mund të punojë derisa të miratohet protokolli për punë nga Komisioni për Sëmundje Infektive, përpilimi i të cilit është në rrjedhë. Së bashku me pishinën është mbyllë edhe kafe-bari.

Festa në këtë pishinë u mbajt në fundjavën e kaluar, ndërsa inspektorët kanë intervenuar edhe në disa objekte tjera.

Më herët, Inspektorati i Tregut e mbylli edhe klubin e natës “Avatar” në Strumicë, tek i cili gjithashtu pati festë, pa respektim të protokolleve për mbrojtje nga coronavirusi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Inspektorati ka njoftuar se në periudhën që vjen do të mbyllen të gjitha klubet e natës./Telegrafi/

The post Mbyllet një pishinë në Vinicë për shkak të organizimit të festave gjatë pandemisë appeared first on Telegrafi.