Inspektorati Shtetëror i Tregut mbylli një objekt hotelerikë në Kumanovë sepse punonte pas kohës së lejuar.
“Sipas informacionit të Ministrisë së Brendshme, dje u raportua në polici se në një objekt hotelierik, në rrugën Gjorçe Petrov në Kumanovë, nuk ka respektuar rregulloret shëndetësore gjatë epidemisë. Policia ka kryer kontroll në objekt dhe u konkludua se objekti ishte duke punuar pas kohës së lejuar, ndërsa brenda janë gjetur nëntë mysafirë, pronari A.T. (43) dhe një punonjës.
Pasi çështja është dokumentuar plotësisht, padi e përshtatshme do të ngrihet kundër pronarit, ndërsa ndërtesa është e mbyllur nga Inspektorati Shtetëror i Tregut./Telegrafi/
The post Mbyllet një objekt hotelerikë në Kumanovë, ka shkelur masat kundër coronavirusit appeared first on Telegrafi.