Dje (5-prill) prej ora 20:30 deri në ora 21:30, zyrtarët policorë të SPB Tetovë në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, kanë kryer kontrolli në një objekt hotelierik, i vendosur përgjatë autostradës Tetovë – Gostivar, në pronësi të R.B. 46-vjeç nga Gostivari.

Nga SPB Tetovë thonë se në objektin hotelerik janë hasur 11 mysafirë, të cilët ishin duke u argëtuar nga një orkestër me pesë këngëtarë dhe disa valltare (katër shtetase të Maqedonisë dhe një nga Bullgaria).

“Pronari i objektit është privuar nga liria dhe pasi çështja të zbardhet dhe dokumentohet plotësisht do të përgatitet parashtresë adekuate për “mosveprimin sipas rregullave shëndetësore gjatë kohës së epidemisë” (neni 206 i Kodit Penal). Gjatë kontrollit është arrestuar edhe një shtetase e Bullgarisë N.N.T. (27) për shkak të abuzimit me qëndrimin turistik. Kurse objekti hotelierik është mbyllur përkohësisht nga Inspektorati Shtetëror i Tregut”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Mbyllet një objekt hotelerik në Gostivar, arrestohet pronari appeared first on Telegrafi.