Mbyllet një lokal në Tetovë, ka shkelur masat anti-Covid

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme informon se dje, rreth orës 21:35 ka regjistruar një objekt hotelerik në Tetovë, i cili ka punuar në kundërshtim me masat anti-Covid.

Nga MPB thonë se është arrestuar pronari i lokalit.

““Nga liria e ka privuar N.M.(48) nga Tetova, sepse gjatë kontrollit të objektit hotelerik të tij, në rrugën “Ilindeska” është konstatuar se punon jashtë orarit të punës dhe në të janë gjetur 7 persona – klient. Objekti është mbyllur nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, kurse pas zbardhjes së plotë të rastit, kundër N.M. do të parashtrohet shkresë për “mosveprim ndaj rregulloreve shëndetësore gjatë epidemisë”, sipas nenit 206 të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Gjatë kontrollit, në lokal janë hasur 7 klient, ku në mes tyre ka qenë edhe një 18-vjeçare nga Kosova, e cila në Maqedoni të Veriut ka hyrë ilegalisht.

Advertisement

“Gjithashtu, nga liria është privuar një shtetase nga Kosova L.M.(18), e cila është kapur në objekt dhe e cila ilegalisht ka hyrë në shtetin tonë dhe pa u paraqitur ka qëndruar në këtë rajon”, thuhet më tej në njoftim.

 

 

The post Mbyllet një lokal në Tetovë, ka shkelur masat anti-Covid appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy