Mbyllet një lokal në Kumanovë, arrestohet 29-vjeçari

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Kumanovë, është mbyllur një çajtore dhe pronari i saj, F.B.(29) është privuar nga liria pasi ka shkelur Kodin Penal duke mos respektuar protokollet anti-Covid.

“Më 06.03.2021 në ora 22:30 policët nga SPB Kumanovë kanë kryer kontroll në çajtore në rrugën “Karll Marks”, pas çfarë është konstatuar se objekti është duke punuar dhe aty janë kapur 20 klientë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Objekti është mbyllur nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, ndërkaq ndaj pronarit do të shqiptohet kallëzim penal.

The post Mbyllet një lokal në Kumanovë, arrestohet 29-vjeçari appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy