Boki-13 dhe Katica Janeva kërkuan nga Gjykata e Apelit që ta anulojë vendimin për rastin “Haraçi”.
Prokurori i Lartë Publik, Dilaver Bekteshi përsëri kërkoi që t’u rriten dënimet me burg, sepse shtatë vjet për ish-kreun e PSP-së dhe nëntë vjet burg për Bojan Jovanovskin nuk janë të mjaftueshme për të arritur dënimin e plotë. Sashko Dukovski, i cili përfaqëson Boki-13, pyeti se si Gjykata Penale mund të japë vendim të bazuar në dëshminë e Ana dhe Orce Kamcev, të cilët thanë se ata kishin dhënë mbi një milion euro haraç.
Mbrojtja gjithashtu theksoi se prokuroria kurrë nuk i gjeti paratë që pretendohet t’i ketë dhënë Kamçev.
The post Mbrojtja kërkon rigjykim për rastin “Haraçi” appeared first on Telegrafi.
Advertisement