Mbretëria e Bashkuar pranon lejet e vozitjes të Maqedonisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qytetarët e Maqedonisë të cilët kanë vendbanim në Angli, Uells dhe Skoci, nga 20 maji do të mund të vozisin automjetin me leje vozitje të Maqedonisë.

Ministri i MPB-së në “Facebook” shkroi se në bazë të marrëveshjes bilaterale, Mbretëria e Bashkuar është shteti i nëntë ku qytetarët e Maqedonisë me leje vozitje nga Maqedonia mund të vozisin automjetin pa pasur nevojë për leje vozitje ndërkombëtare.

“Ata që kanë leje vozitje të Maqedonisë dhe kanë vendbanim në Angli, Uells dhe Skoci, me kërkesë të tyre mund t’u ndryshohet leja e vozitjes, duke nisur gna 20 maj, ndërsa kjo procedurë pritet të pranohet edhe nga autoritetet e Irlanës së Veriut”, shkruan Spasovski.

Kjo vlen për lejet që përfshihen në kategorinë B, B+, E, F, K ose R ose nënkategoria B1 dhe janë dhënë nga MPB e Maqedonisë./Telegrafi/

Advertisement

The post Mbretëria e Bashkuar pranon lejet e vozitjes të Maqedonisë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy