“Sot deri tek kultivuesit e rrushit u realizua pagesa prej 315.745.324,00 denarësh për 11.689 persona”, njoftojnë nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujrave.

Pagesa i referohet nënmasës 1.11 për prodhimin e realizuar të rrushit.

Përfitues të kësaj nënmase janë ekonomitë bujqësore që kanë deklaruar sipërfaqe të punueshme bujqësore me vreshta dhe që prodhimin e realizuar të rrushit e kanë dorëzuar tek një grumbullues i regjistruar, përfshirë edhe rrushin e prodhuar për kapacitetet e tyre përpunuese ose prodhimin e përdorur për nevoja vetjake dhe shitje në treg.

“Shuma e pagesave direkte rritet për 8.400 denarë për hektar në krahasim me shumën e përcaktuar të pagesave direkte nga nënmasa 1.11. Përkujdesja për bujqit vazhdon edhe më tej”, informojnë nga MBPEU.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post MBPEU: Janë paguar 315.745.324 denarë për 11.689 kultivues të rrushit appeared first on Telegrafi.