Mblidhet Shtabi i Krizës në Tetovë, Kasami kërkon ndihmën e Qeverisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kreu i Komunës së Tetovës Bilall Kasami ka mbledhur sot Shtabin Komunal të Krizave për të shqyrtuar gjendjen pas vërshimeve të mbrëmshme.

Ai me këtë raste theksoi se nuk ka viktima në njerëz, derisa dëmet materiale janë të konsiderueshme.

“U konstatua që nuk ka dëme në njerëz, dëmet materiale janë të konsiderueshme. Rritëm që të pastrohen dhe të hapen të gjitha rrugët dhe shtretërit e lumenjve të pastrohen në pikat kritike. Sot në orët e pasdites mund të ketë sërish vërshime, ne vendosëm që pikat kritike të lumenjve të pastrohen dhe të jenë nën mbikëqyrje permanente. Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim është intervenuar në disa pika kritike si në fshatin Gjermë. Uji për pije është i pijshëm, nuk është i ndotur. Kanalizimi i ujërave atmosferike, në pikat ku ka qenë kritike do të pastrohen që të mos na përsëriten rastet e këtilla”, deklaroi Bilall Kasami, kryetar i Komunës së Tetovës, i cili njëherit edhe paralajmëroi se që në mbledhjen e parë të Këshillit të Komunës do të miratohet vendim për sanimin e dëmeve.

“Në mbledhjen e parë pas konstituimit të këshillit ne do të sjellim vendim për sanimin e dëmeve, më duhet të theksoj se nuk kemi bashkëpunim të mirëfilltë me Qeverinë dhe Byronë për Vlerësimin e Dëmeve. Qeveria në rastin e parë nuk përkrahi Komunën e Tetovës, uroj që kësaj radhe Qeveria të përkrah Komunën e Tetovës”.

Advertisement

“Në këtë mbledhje u kërkua që Qeveria e Maqedonisë së Veriut të ndihmojë komunën e Tetovës respektivisht të ndajë mjete që ekipet tona të mund të bëjnë pastrimin e rrugëve, shtratin e lumenjve dhe rregullimin e infrastrukturës që është dëmtuar nga reshjet e shiut”, tha mes tjerash Kasami./Telegrafi/

 

The post Mblidhet Shtabi i Krizës në Tetovë, Kasami kërkon ndihmën e Qeverisë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy