Partia opozitare OBRM-PDUKM sonte ka paralajmëruar mbledhje të kryesisë – Komitetit Ekzekutiv.
Informacione shtesë nuk janë bërë të ditura për publikun dhe mediat, mirëpo mediat vendase nga burime brenda partike kanë informacione se një protestë e re nga OBRM-PDUKM vjen nesër.
Sipas informacioneve, protesta e planifikuar për nesër do të ketë pikë reference rritjen e çmimit të rrymës elektrike, vendim i shpallur dje nga KRRE ndërsa i komentuar sot edhe nga qeveria.
Kujtojmë se, lideri i partisë, Hristijan Mickoski dje deklaroi se shtrenjtësimi prej 7,5% është vetëm mashtrim i opinionit, kundrejt rritjes reale prej 17,5%.
The post Mblidhet kryesia e OBRM-PDUKM-së, pritet protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike appeared first on Telegrafi.