Mbi tetë mijë raste aktive me COVID-19 në Maqedoni, analizat tregojnë se vaksinat janë efektive

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në statistikat e djeshme, sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, janë regjistruar 333 raste të reja me COVID-19 nga 2440 testime, ndërsa kanë vdekur 16 pacientë, më i riu në moshën 33 vjeçare, si dhe janë shëruar 376 pacientë.

Hulumtimet për efektet e vaksinave kundër COVID-19 në popullatën e Maqedonisë tregojnë se nuk ka dallime të mëdha ndërmjet vaksinave nga prodhues të ndryshëm në parandalimin e sëmundjes së rëndë dhe vdekjeve, por ka dallime në parandalimin e shtrimit në spital.

Sipas hulumtimeve të deritanishme, dy doza të vaksinës të prodhuesit “Pfizer-Biontek” kishin efektivitetin më të lartë në parandalimin e shtrimit në spital, pasuar nga vaksinat “AstraZeneka” dhe “Sinovak”, të gjitha me efikasitet mbi 92 për qind.

Vaksinat e Sinofarm dhe prodhuesit Gamaleya Institute, sipas analizave, treguan më pak efektivitet në parandalimin e shtrimit në spital sesa tre vaksinat e mëparshme, por megjithatë kanë efektivitet të lartë mbi 80 për qind.

Advertisement

Sipas analizave, një dozë e vaksinës COVID-19 është e pamjaftueshme për të parandaluar pasojat e rënda të sëmundjes, si dhe theksohet rëndësia e marrjes së të paktën dy dozave.

Deri tani në Maqedoni janë kryer gjithsej 1.476.534 testime për COVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 216.328, numri i të shëruarve është 200.669, numri i të vdekurve është 7.609, ndërsa numri i rasteve aktive është 8.050.

The post Mbi tetë mijë raste aktive me COVID-19 në Maqedoni, analizat tregojnë se vaksinat janë efektive appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy