Mbi 9.500 vende të lira pune në tremujorin e fundit të vitit të kaluar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, në tremujorin e katërt të vitit 2023, shkalla e vendeve të lira të punës është 1.90 %. Numri i vendeve të punës të plotësuara ishte 491.188, ndërsa të lirave 9.518.

Shkallë më të lartë të vendeve të lira të punës ka prej 3.44 % në sektorin F – Ndërtimtaria, ndërsa shkallën më të ulët e ka sektori D – Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar që është 0.47 %.

Subjektet afariste me numër të punësuarish nga 250 dhe më shumë kanë shkallë më të lartë të vendeve të lira të punës, që shënon 2.05 %.

Rajoni i Pellagonisë ka shkallën më të lartë të vendeve të lira të punës, që shënon 2.62 %.

Advertisement

Numër më të madh të vendeve të lira të punës, respektivisht 2 656, ka në grupin e pestë të profesioneve – Punëtorë në veprimtari shërbimesh dhe shitjesh.

The post Mbi 9.500 vende të lira pune në tremujorin e fundit të vitit të kaluar appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy