Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami ka hedhur poshtë pretendimet dhe akuzat lidhur me kaosin urbanistik, që kohëve të fundit kanë ardhur nga kampi opozitar në komunën e Tetovës. Kasami vlerëson se nëse do të kishte argumente pushteti qendror do të organizonte arrestimin e tij në mënyrë spektakolare, pasi që sipas tij, me një drejtësi të kapur edhe do të pritej një gjë e tillë, por nuk kanë fakte dhe argument, prandaj akuzat janë vetëm nëpër media dhe në portale.

Ai ka thënë se pretendimet e opozitës në Tetovës janë për të njollosur figurën e tij dhe të udhëheqësisë të komunës me qëllim që edhe ai të etiketohet sikurse udhëheqësia paraprake.

“Unë vlerësoj se janë tentime të kota për të njollosur figurën e kryetarit të komunës së Tetovës por edhe të udhëheqësisë të komunës. Duke patur parasysh faktin e një gjyqësori tërësisht të kapur, me prokurori, me gjykata, me policia, me pushtetet që I kanë në kontroll, po të kishin edhe argumentin më të vogël për çfarëdo lloj keqpërdorimi në komunën e Tetovës, unë u garantoj që ata do të kishin bërë një aksion spektakolar, të burgosjes dhe të intervenimeve por duke patur parasysh se gjithçka është në sferën e spekulimeve dhe luftës politike për të krijuar një bindje, se edhe komuna e Tetovës është njëjtë si institucionet tjera edhe kjo kryesi, edhe ky menaxhment i komunës së Tetovës është njëjtë si ajo paraprakja, që të kirjojnë huti te opinion, por realiteti është krejt tjetër”, deklaroi Bilall Kasami.

Ai thotë se komuna e Tetovës tash është ndryshe dhe në shërbim të qytetarëve. Sipas tij, mbi 70 për qind e Tetovës është pa Plane Detale Urbanistike. Por ai ka thënë se komuna punon në drejtim të sjelljes së Planit Gjeneral Urbanistik.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Komuna e Tetovës është në përpilim të planeve urbanistike, të munguara dhe e kam thënë se mbi 70 për qind e Tetovës është e pa mbuluar me Plane Detale Urbanistike. Për momentin në procedurë janë mbi 40 plane, (40 blloqe urbane) për përpilimin e Planeve Detale Urbanistike, janë procese dhe procedura të komplikuara të cilët ndërvaren edhe me pushtetin qendror, ku fatkeqësisht koordinimi nuk është në nivelin e duhur, ku disa ministri i stërzgjatin këta procedura por unë u garantoj tetovarëve që përkushtimi im kryesor do të jetë në zgjidhjen e këtyre problemeve , të kemi plane urbanistike në të gjithë pjesën urbane, ndërkohë po punojmë edhe në Planin Gjeneral Urbanistik, ku qytetarët do të kenë mundësi të ndërtojnë dhe të kemi pjesë zhvillimore të qytetit dhe të mund të ndërtohen edhe kapacitete industriale dhe rezidenciale dhe çdo kush që mund të ndërtojë, të ndërtojë me leje”, sqaroi kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Aleanca për Shqiptarët në Tetovë ditë më parë akuzoi se kaosi urbanistik, ndërtimet pa leje ose në kundërshtim me lejet e dhëna vazhdojnë të lulëzojnë në qytetin e Tetovës. Sipas tyre, Kasami, vazhdon me avazin e vjetër duke mbyllur sytë dhe duke lejuar ndërtimet në kundërshtim me ligjin./Koha.mk/

The post Mbi 70 për qind e Tetovës pa plan urbanistik appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";