Enti Shtetëror për Statistika bëri të ditur se përmes aplikacionit për vetregjistrim, deri sot në ora 8:50 janë regjistruar 40.397 mërgimtarë.

Regjistrimi i mërgimtarëve filloi më 1 mars dhe do të zgjasë deri më 21 prill.

Nga ESHS theksojnë se për çdo ditë e ndjekin procesin e regjistrimit dhe janë në komunikim të vazhdueshëm me mërgimtarët nga Maqedonia.

Ata sqarojnë se një person për t’u vetregjistruar zgjatën 10 minuta dhe i inkurajon të gjithë që të ndajnë kohë dhe të vetregjistrohen.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, faza e parë e regjistrimit të popullatës filloi me regjistrimin e të punësuarve në përfaqësitë diplomatike konsullore dhe familjet e tyre, mërgatën, ushtarët jashtë vendit, të burgosurit dhe të pastrehët. Regjistrimi do të zgjasë deri më 21 prill./Telegrafi/

The post Mbi 40 mijë mërgimtarë nga Maqedonia janë regjistruar në regjistrimin e popullsisë appeared first on Telegrafi.