“Më shumë se 300 mjekë shqiptarë nga Maqedonia kanë shkuar të punojnë në spitale jashtë vendit në pesë vitet e fundit. Vetëm këtë vit, ky numër është më shumë se 50.”

Këtë e bëri të ditur për Alsat, kryetari i Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë, Nevzat Elezi.

Sipas tij, jo vetëm mjekët e rinj, por edhe mjekët në moshë dhe personeli tjetër mjekësor si infermierët, fizoterapistët dhe gjinekologët po largohen.

“Ka disa faktorë për këtë situatë. Një nga arsyet pse mjekët e rinj largohen nga vendi janë kushtet e këqija. Ata rrallë shkojnë në specializim, nuk regjistrohen në konkurse. Këtu janë edhe specializimet e gjata, të cilat zgjasin gjithsej 6 vjet…”, theksoi Elezi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Sipas shoqatës, në nivel shtetëror, më së shumti mungojnë pediatër, gjinekologë dhe psikiatër. Shumë spitale si Tetova, Kumanova, Struga dhe Kërçova kanë mungesë të specialistëve në fusha të ndryshme./Alsat/

The post Mbi 300 mjekë shqiptarë janë shpërngulur nga Maqedonia appeared first on Telegrafi.