Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani thotë se mbi 25 mijë shtetas që ndodhen jashtë Maqedonisë janë regjistruar në regjistrimin e popullsisë.
“Sipas informacioneve që i kemi, regjistrimi po zhvillohet vazhdimisht, ka interesim te popullata jonë jorezidente. Numrat janë optimiste”, tha Osmani.
Bujar Osmani ka realizuar takim me përfaqësuesit e bashkësive fetare në Maqedoni dhe thotë se ata mund të luajnë rol të rëndësishëm në këtë proces.
Ndryshe, kreu i Entit Shtetëror për Statistika thotë se po merren personat që do të zbatojnë regjistrimin.
“Konkursi i parë përfundoi javën e kaluar dhe konstatuam se në disa rajone kemi pak kandidatë dhe lëshuam edhe një konkurs”, tha kreu i ESHS-së, Apostoll Simovski./Telegrafi/
The post Mbi 25 mijë mërgimtarë regjistrohen në regjistrimin e popullsisë në Maqedoni appeared first on Telegrafi.