Në qytetin e Vranjes në Serbi deri tani janë vaksinuar 11.007 qytetarë të Maqedonisë, ndërsa me dozë të dytë janë vaksinuar 6.362 shtetas të Maqedonisë.
Siç njoftoi “Jugpres”, deri më 6 korrik në Qendrën Sportive në Vranje, e cila është pika kryesore në këtë qytet, numri është 71.693, ndërsa prej tyre me dozën e parë janë vaksinuar 11.007 qytetarë të Maqedonisë.
Rivaksinimin e kanë marrë 6.362 persona, ndërsa gjatë ditës së djeshme 82 shtetas të Maqedonisë kanë pranuar dozën e parë, ndërsa 393 janë rivaksinuar.
Ndryshe, pjesa më e madhe e qytetarëve në Vranje janë vaksinuar me vaksinën kineze “Sinofarm”, ndërsa një pjesë e vogël janë vaksinuar edhe me Pfizer, Sputni dhe AstraZeneca./Telegrafi/
The post Mbi 11 mijë qytetarë të Maqedonisë kanë pranuar dozën e parë në Vranje, 6.362 janë rivaksinuar appeared first on Telegrafi.