Nga dje mbi 100 infermiere, 56 prej të cilave vetëm në Prilep kanë mbetur pa kontrata të punës.

Edhe pse pa kontrata, infermieret vazhdojnë të punojnë. Nga Shoqata “Për ne” apelojnë për zgjidhje sistematike të këtyre punësimeve, shkruan Alsat.

“Në spitalin e Prilepit kemi 56 infermiere që u janë ndërprerë kontratat, kemi në Kavadarë, Manastir. Ndërprerje të 56 kontratave, ku vetëm për 27 pëlqime janë dhënë, dhe kemi infermiere në të gjitha Institucionet shëndetësore ku kemi numra të saktë se sa janë, të cilave nuk i është thënë të mos vijnë në punë dhe të cilët nuk do të kenë marrëveshje financiare për pagesën e janarit”, tha Gordana Beshliovska, kryetare e shoqatës së Infermierëve “Për ne”.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se ata kanë dhënë pëlqimin për vazhdimin e kontratave, ndërsa tani Ministria e Financave në mënyrë të pjesshme u lëshon klinikave pëlqimet për vazhdimin e kontratave.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ne si Ministri e Shëndetësisë tani më kemi dhënë pëlqime që të vazhdohen kontratat për të gjitha infermieret. Edhe fondi i ka nënshkruajtur pëlqimet, dhe të gjitha tani janë në ministrinë e Financave, e cila i përpunon dhe pjesë pjesë lëshohen, për këtë nuk janë të lëshuara tek të gjithë”, u shpreh Jovica Andonovski, zv/ministër i shëndetësisë.

Andonovski tha se deri në fund të javës së ardhshme do të shpërndahen të gjitha pëlqimet për kontrata të reja. Ndërkohë nga dikasteri i Shëndetësisë thonë se deri në fund të muajit mars do të jepen edhe vendimet e punës./Alsat/

The post Mbi 100 infermiereve në nivel shtetëror dje u ka skaduar kontrata e punës, kërkojnë zgjidhje për statusin e tyre appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";