Gjatë ditës së djeshme u vërtetuan 173 raste të reja me Covid-19 nga 1.650 testime. Poashtu gjatë ditës së djeshme humbën jetën 15 pacientë dhe gjithsej 150 persona u shëruan.

Autoritetet shëndetësore dhe punonjësit shëndetësor vazhdimisht u bëjnë apel qytetarëve t’u përmbahen masave për mbrojtje, të mbajnë maskë, të mbulohet goja dhe hunda, të mbajnë largësi trupore dhe t’i lajnë më shpesh duart, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pjesa më e madhe e pacientëve që humbën jetën dje ishin në spitalin ‘8 shtatori’, pra nëntë pacientë prej të cilëve dy 54 vjeçar, një 60, 61, 75, 45, 74 dhe 65 vjet. Në Klinikën për Sëmundje Ngjitëse humbën jetën tre persona 64 vjeçar, 73 dhe 80 vjet.

Dy persona nga Shkupi dhe Gostivari kanë humbur jetën në shtëpi në moshën 65 dhe 82 vjet. Në spitalin e Strugës ka humbur jetën një 67 vjeçare.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut është 6.625, prej tyre 2.748 janë shëruar, 321 kanë humbur jetën, ndërsa momentalisht ka 3.556 raste aktive.

Duke marrë parasysh situatën me coronavirusin në shtetet fqinje, Komisioni për Sëmundje Ngjitëse sot do të mbajë mbledhje në të cilën do të bisedohet për vendosjen e regjimit për kufijtë me Serbinë dhe Kosovën apo mbylljen e vendkalimeve kufitare me këto dy shtete./Telegrafi/

The post Mbetet i lartë numri i të infektuarve me coronavirus , autoritetet në Maqedoni me apel për qytetarët appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";