Me duartrokitje të mëdha, 14-vjeçari Damjan Davkov, e ka marrë çmimin “8 Nëntori”, të cilin Komuna e Shtipit e ndan një herë në pesë vjet.

Damjani njihet për zgjuarësinë e tij, ndërsa çdo herë që fiton çmime dhe gara ndërkombëtare e merr vëmendjen e opinionit.

Pak muaj më parë, familja e tij në parim refuzoi të gjitha donacionet nga individë dhe kompani, pasi një komision në ministrinë resore refuzoi t’i jepte çmimin kampion shtetëror në matematikë për nxënës të shkollave të mesme, me arsyetimin se ai ishte nxënës i klasës së nëntë.

Nëna e tij, Nikica Davkova, thotë se Damjani ka mbështetjen e institucioneve, që i takon me ligj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, këtë vit shkollor libri i matematikës për klasën e katërt është dixhital, por edhe i reformuar.

Analizat e Agjencisë Britanike të Ekonomisë tregojnë se deri në vitin 2030, Evropa do të ketë nevojë për dy milionë njerëz që i dijnë aftësitë matematikore./Telegrafi/

The post Matematikani 14-vjeçar nga Shtipi fitonin çmimin “8 Nëntori” appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";