Presidenti Stevo Pendarovski u takua sot në Romë me homologun e tij italian Sergio Matarella.
Në takim, të dy presidentët diskutuan marrëdhëniet dypalëshe midis Maqedonisë së Veriut dhe Italisë, duke theksuar se të dy vendet kanë marrëdhënie tradicionalisht miqësore, me një shkallë të lartë të mirëkuptimit dhe besimit.
“Bashkëbiseduesit diskutuan zhvillimet e fundit në lidhje me fillimin e negociatave të anëtarësimit të vendit tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, me Presidentin Pendarovski duke shprehur kënaqësinë me interesin tradicional dhe mbështetjen e vazhdueshme të qartë dhe të parezervë të Italisë për integrimin tonë evropian”, theksojnë nga Kabineti i Presidentit.
Pendarovski dhe Matarella deklaruan se integrimi i Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është në interes të sigurisë dhe prosperitetit rajonal dhe thanë se është e nevojshme të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare midis Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë së Veriut sa më shpejt të jetë e mundur./Telegrafi/
The post Matarella: Italia mbështet integrimin e Maqedonisë në BE appeared first on Telegrafi.