SPB Tetovë njofton se dje (18.09.2024) në ora 14:40 në DPB Gostivar, një 31-vjeçar nga Gostivari ka raportuar se është mashtruar nga një person për shumën prej 760 euro.
Sipas raportimit, rreth orës 09:00 personi ka telefonuar përmes një rrjeti social dhe është prezantuar si R.M. nga Republika e Serbisë, i cili punonte në një organizatë humanitare.
“Sipas raportit, personi ka parë apelin për ndihmë për trajtimin e tij jashtë vendit dhe ka dashur të ndihmojë duke dhuruar një shumë më të madhe, por fillimisht është dashur të bëjë pagesën prej 760 euro sepse kështu ka qenë procedura”.
“Gjithashtu, sipas raportimit, pasi i ka dërguar paratë nëpërmjet transferit të shpejtë, personi e ka bllokuar dhe më pas ka kuptuar se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftim.
The post Mashtrohet një person nga Gostivari, dëshiroi të ndihmojë në një rast humanitar appeared first on Telegrafi.