Në SPB Shkup, një grua 83-vjeçare nga Shkupi ka raportuar se është mashtruar nga një person për shumën prej 50.000 denarë.

Sipas raportit, një person i ka telefonuar asaj dhe i ka thënë se vajza e saj ka shkaktuar një aksident trafiku në të cilin ka përplasur një fëmijë emigrant, i cili ka vdekur dhe se nëse nuk do që ajo të shkojë në burg, do të duhet të paguajë.

“Siç u raportua, ajo i la paratë në vendin e rënë dakord dhe pasi foli me vajzën e saj, kuptoi se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga SPB Shkup.

The post Mashtrohet një 83-vjeçare në Shkup, i merren 50 mijë denarë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";