
Ministria e Arsimit dhe Shkencës në RMV i është (20.3.2025) drejtuar komunave të cilat janë themeluese dhe në përputhje me procesin e decentralizimit përgjegjës për funksionimin e shkollave fillore dhe të mesme për kontrollin e përmbushjes dhe respektimit të standardeve të sigurisë në objektet shkollore, thuhet në njoftimin e MASH.
“Vetëqeverisjet lokale duhet të përcaktojnë nëse të gjitha shkollat në territorin e tyre kanë përgatitur Vlerësim të rrezikut nga katastrofat natyrore dhe fatkeqësitë e tjera, Plan për mbrojtje dhe shpëtim në situata të krizave të vertetuara nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Rregullorja për mbrojtje nga zjarri dhe shpërthimet, të cilat gjithashtu duhet të miratohen nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim.
Mungesa çfarëdo dokument, nënkupton veprim të menjëhershëm dhe përforcim të sigurisë së nxënësve gjatë qëndrimit në objektet shkollore. Detyrimi i referohet edhe shkollave nën juridiksionin e shtetit, gjegjësisht shkollave fillore me qendra burimore dhe shkollave shtetërore për arsim dhe rehabilitim. Është dhënë edhe udhëzimi për kontrolle të rregullta të funksionalitetit të pajisjeve për përballimin me situatat e krizave dhe fatkeqësive, si aparatet KZ dhe hidrantët”, thuhet në njoftim.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, shtojnë nga atje, thekson se nga dita e sotme, në kuadër të kompetencave të saj dhe Inspektoratit Shtetëror Arsimor do të kontrollojë nëse objektet shkollore janë të siguruara./Telegrafi/
The post MASH: Standardet e sigurisë në shkolla të jenë në fokus të komunave appeared first on Telegrafi.