Ministria e Arsimit dhe Shkencës premton se do të tërhiqen të gjitha përmbajtjet fyese në librat shkollor.

Reagimi vjen pas skandalit të fundit në librin e sociologjisë, ku përdoret gjuhë fashizoide ndaj shqiptarëve dhe komunitevete tjera etnike.

Ministria thekson se hap kryesor në reformën e plotë të sistemit arsimor kombëtar është sigurimi i teksteve dhe përmbajtjeve cilësore për arsimin fillor dhe të mesëm. Gjithashtu në komunikatën e tyre për “TV Shenja” sqaruan se Ligji i ri për tekstet shkollore është në procedurë të Еkzekutivit, dhe se i njëjti mundëson ndalimin e përmbajtjeve ofenduese nëpër librat shkollor.

“Lëshimet që ndër vitе janë zvarritur në shumë tekste dhe materiale shkollore, me reformat do të tërhiqen plotësisht dhe do të zgjidhen sistematikisht. Ligji i ri për tekstet shkollore, materialet dhe didaktika shkollore në arsimin fillor dhe të mesëm është në procedurë qeveritare, dhe ai pаrandalon sistematikisht që përmbajtjet e tilla të depërtojnë në librat shkollor”, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post MASH premton tërheqjen e përmbajtjeve fyese në librat shkollor appeared first on Telegrafi.