
Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të ndajë 344 milionë denarë për universitetet dhe fakultetet shtetërore, institucionet shkencore publike dhe ASHAM-it për të avancuar infrastrukturën kërkimore – shkencore, por edhe për të realizuar projekte kërkimore – shkencore inovative. Për këtë qëllim, janë shpallur dy konkurse publike, në të cilat mund të aplikohet në mënyrë elektronike përmes portalit e-uslugi.mon.gov.mk, në afat prej 45 ditëve, njoftojnë nga MASH.
Në konferencë për shtyp sot, ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, ndau më shumë informata rreth kushteve për aplikim dhe kriteret për pranimin e aplikimeve të parashtruara.
Siç tha ministrja, pjesa më e madhe e mjeteve janë siguruar në kuadër të buxhetit vjetor për shkencën, i cili është dyfish më i lartë se buxheti i vitit të kaluar dhe arrin në 680 milionë denarë, ndërsa një pjesë e parave për projektet do të paguhet edhe gjatë vitit të ardhshëm kalendarik, kur edhe duhet që projektet të përfundojnë plotësisht, projektet të cilat pranohen.
“Njëri konkurs është i dedikuar të financojë 40 projekte kërkimore – shkencore në universitete shtetërore, fakultete, institute shkencore dhe ASHAM-in. Prej tyre, 15 do të jenë në fushën e shkencave matematiko – natyrore, inxhinierisë dhe teknologjisë, shkencave të mjekësisë dhe shëndetësisë, shkencave të bujqësisë dhe veterinarisë. Më tej, 15 projekte në fushën e shkencave shoqërore dhe humanitare dhe 10 projekte në fushat e Strategjisë së Specializimit Intelegjent në drejtim të tranzicionit digjital dhe të gjelbër, gjegjësisht bujqësisë dhe ushqimit intelegjent me vlerë të shtuar më të lartë, teknologjive të informacionit dhe komunikimit, industrisë elektromakinerike dhe materialeve të qëndrueshme dhe ndërtesave intelegjente” informoi Janevska./Telegrafi/
The post MASH ndan 344 milionë denarë për zhvillimin e infrastrukturës kërkimore – shkencore dhe për realizimin e projekteve inovative në Maqedoni appeared first on Telegrafi.