Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) i fton mësuesit dhe nxënësit që në mënyrë të vazhdueshme t’i respektojnë masat e mbrojtjes nga COVID-19 dhe të veprojnë me përgjegjësi jashtë vendeve të punës dhe të shkollave, duke parandaluar kështu përhapjen e sëmundjes.

Nga MASH thonë se së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Komisionin për Sëmundjet Infektive merr të gjitha masat, rekomandimet, protokollet, algoritmet dhe kërkon respektimin e tyre të plotë nga mësuesit, nxënësit dhe prindërit.

“Protokollet e mbrojtjes nga infeksioni u tregua se funksionojnë nëse të gjithë i përmbahemi masave të përshkruara për mbrojtje. Vazhdimi i mësimdhënies me prani fizike në shkolla do të varet nga sjellja e përgjithshme përgjegjëse”, thekson Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Ministria gjithashtu informon se mësimi në distancë zbatohet me sukses dhe mbi 80 për qind e nxënësve ndjekin mësimet në internet pa ndonjë vështirësi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Për studentët e tjerë që nuk kanë pajisje ose lidhje në internet, orët mësimore do të transmetohen në Radio dhe Televizionin e Maqedonisë së Veriut, ndërsa arsimtarët kanë detyrimin të paraqesin materiale të shtypura dhe të jenë në komunikim të vazhdueshëm me nxënësit për të monitoruar progresin e tyre në përvetësimin e materialit mësimor”, thonë nga MASH.

MASH gjithashtu njofton se është në komunikim të vazhdueshëm me drejtorët e shkollave dhe vetëqeverisjet lokale dhe aktualisht po punon në sigurimin e kushteve për funksionimin e duhur të onllajn mësimit.

 

The post MASH: Mësimdhënësit dhe nxënësit të jenë të përgjegjshëm edhe jashtë shkollave appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";