MASH merr kompetencat në gjimnazin”Kiril Pejçinoviq” në Tetovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar Komunën e Tetovës se ia merr kompetencat për kryerjen e punëve për emërimin dhe shkarkimin e drejtorit të Shkollës së Mesme Komunale Gjimnazit “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë,  sepse edhe përkundër masave dhe aktiviteteve të ndërmarra nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit, nuk ka siguruar kryerjen e punëve që i përcakton ligji si kompetencë e tij.

Më 8 korrik Inspektorati Shtetëror i Arsimit e njoftoi Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës se me iniciativë të drejtorit të shkarkuar të shkollës është kryer inspektim i jashtëzakonshëm në SHMKGJ “Kirill Pejçinoviq” në Komunën e Tetovës.

Mirëpo është konstatuar se Kryetari i Komunës së Tetovës ka shkarkuar drejtorin pa procedurë të zhvilluar paraprake në përputhje me ligjin dhe ka emëruar ushtrues detyre.

Inspektorati njoftoi kryetarin e komunës për procedurën e kundërligjshme.

Advertisement

Në përputhje me ligjin, Inspektorati kreu inspektim kontrollues, për të konstatuar nëse kryetari i Komunës së Tetovës ka vepruar sipas Udhëzimit.

Është konstatuar se Aktvendimi për shkarkimin e drejtorit ende nuk është anuluar, ndërsa funksionin ushtrues detyre ende e ushtron drejtori i ri i emëruar.

Kryerjen e punëve në pajtim me Ligjin e merr Ministria e Arsimit dhe Shkencës, në emër dhe llogari të komunës në kohëzgjatje prej 12 muajve.

The post MASH merr kompetencat në gjimnazin”Kiril Pejçinoviq” në Tetovë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy