MASH Maqedoni shpall thirrjen publike për realizimin e të drejtës për Subvencionimin e Racionit për Studentë për vitin akademik 2023/2024

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 

Ministria e Arsimit dhe Shkencës bën të ditur se në bazë të Ligjit për subvencionimin e racionit për studentë është shpallur thirrje publike për realizimin e të drejtës për Subvencionimin e Racionit për Studentë për vitin akademik 2023/2024.

Nga MASH bëjnë thirrje studentët të cilët i plotësojnë kushtet që të aplikojnë në Thirrjen Publike për realizimin e të drejtës për subvencionimin e racionit për studentë.

“Studentët të cilët janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Studentët të cilët janë studentë të rregullt në studime deridiplomike në universitetet shtetërore dhe private: Të cilët nuk janë në marrëdhënie të rregullt pune; Të cilët nuk janë të regjistruar si bujq individual dhe Të cilët nuk kanë të ardhura mujore në asnjë bazë më të madhe se paga neto minimale në Republikë për vitin aktual”, thuhet në njoftimin e MASH-it.

Advertisement

Për mënyrën e aplikimit dhe udhëzime shtesë shtypni KËTU./Telegrafi/

 

 

 

Advertisement

The post MASH Maqedoni shpall thirrjen publike për realizimin e të drejtës për Subvencionimin e Racionit për Studentë për vitin akademik 2023/2024 appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy