Ministria e Arsimit dhe Shkencës nëpërmjet një njoftimi thotë se reformat e propozuara në arsimin fillor janë në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e Bankës Botërore, të publikuara në raportin e fundit e që ka të bëjë me arsimin fillor në Maqedoninë e Veriut. Banka Botërore rekomandon krijim të një sistemi më të mirë në të cilën nxënësit do të jenë në fokus, ndërsa mësimdhënësit do të marrin mbështetje, si dhe përmirësim të kushteve që do të sigurojnë qasje inkluzive.
MASH thekson se me konceptim për arsim fillor parashihet zhvillimi i mendimit kritik te nxënësit si dhe ndërlidhja e dijeve në disiplina të ndryshme dhe nëpërmjet integrimit të lëndëve që është rekomandim i Bankës Botërore.
“Përmes programit mësimor nxënësit duhet të marrin aftësi që u nevojiten në zhvillimin e mendimit të tyre kritik, si dhe të jenë aktivë dhe nxënës të rëndësishëm në jetën shoqërore. Gjithashtu duhet t’ju ndihmohet nxënësve që t’i ndërlidhin më mirë lëndët dhe ta ndryshojnë dijen e tyre në situate reale. Proces i mësimit duhet të jetë i organizuar në mënyrë që mundëson të dëgjohet zëri i gjithë nxënësve, të jenë të vetëdijshëm për procedurat që i kanë ndërmarrë”, thonë nga MASH.
Sipas BB, thonë nga MASH, investimi në arsim fillor është dëshmuar se jep rezultate më të mëdha krahasuar me trajnimet dhe arsimi më i vonshëm.
“Mësimdhënësit janë zemra e procesit të mësimit dhe vazhdimit duhet të përkrahen. Kjo mbështetje do të thotë mundësim të avancimit në karrierë si bazë e ndërtimit të kapaciteteve dhe sigurim të zhvillimit të vazhdueshëm profesional”, thonë nga MASH.
MASH shton se të gjitha këto elemente që janë pjesë e reformës së propozuar për arsim fillor, sipas Bankës Botërore do t’i ulin pasojat e coronavirusit në arsim, ndërsa kriza do të përdoret si mundësi për zhvillim./Telegrafi/
The post MASH Maqedoni: Reformat e propozuara janë në pajtueshmëri të plotë me rekomandimet e Bankës Botërore appeared first on Telegrafi.