Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës theksojnë se reforma në arsimin fillor fillon me vitin e ri mësimor në klasën e parë dhe të katërt dhe për arsye po bëhet të gjitha përgatitjet e nevojshme.

Sipas tyre, mësimi për nxënësit e klasës së parë dhe të katërt do të fillojë më 1 shtator pas Konceptit të ri, me materiale të reja mësimore dhe, siç thonë nga MASH, jemi të sigurt se do të japin rezultatet e nevojshme te nxënësit.

“Të gjitha përgatitjet zhvillohen sipas planit dhe dinamikës së vërtetuar. Programet mësimore tashmë janë miratuar. Në procedurë janë edhe furnizimi i 10 mijë tabletave. Po ashtu vijon edhe përgatitja e materialeve për mësim për klasën e parë që duhet të jetë gati deri në fund të korrikut, ndërsa në gjysmën e parë të muajit gusht, librat e parë digjitalë duhet të jenë gati dhe të dërgohen nëpër shkolla”, theksojnë nga MASH.

Ata shtojnë se ka furnizime për kabinetet e shkencave natyrore për 265 shkolla./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post MASH Maqedoni: Reforma fillon më 1 shtator me materiale të reja mësimore dhe libra digjitalë appeared first on Telegrafi.