Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), me mbështetjen financiare nga fondet IPA të Bashkimit Evropian, ka zhvilluar sistem të ri të integruar për punën elektronike të shkollave. Në zgjidhjen e re softuerike janë integruar sugjerimet e mësimdhënësve , prindërve të nxënësve dhe të gjitha institucioneve që kanë qasje në sistem dhe pritet që sfidat e deritanishme të tejkalohen plotësisht.

Siç njofton Ministria e Arsimit dhe Shkencës, tashmë janë zbatuar testet fillestare të sistemit të ri, në koordinim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës (MASH) me Byronë e Zhvillimit të Arsimit, Inspektoratin Shtetëror Arsimor, Qendrën Shtetërore të Provimeve dhe me mësimdhënësit e shkollave.

“Paralelisht po zbatohen edhe trajnimet për aplikimin e ditarit të ri elektronik, ku të njëjtit janë vizituar deri më tani nga 40 administratorë të IT të shkollave, ku së pari do të pilotohet zgjidhja softuerike, si faza e dytë e procesit të testimit gjatë këtij viti shkollor. Trajnimet do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme, duke përfshirë të gjithë administratorët e IT të shkollave”, theksojnë nga MASH.

Sistemi i ri do të aplikohet zyrtarisht në të gjitha shkollat, pasi të jenë plotësuar të gjitha kushtet e parapara në procesin e testimit dhe pas migrimit të të dhënave nga sistemi ekzistues në atë të ri.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Siç theksojnë, priten të ndodhin gjatë gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor aktual ose në fillim të vitit të ardhshëm.

The post MASH Maqedoni me ndihmë të BE-së krijon ditar të ri elektronik, i cili do të zbatohet në gjysmëvjetorin e dytë appeared first on Telegrafi.