Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka reaguar pas qëndrimit që sot e dhanë Lidhja e Nxënësve të Shkollave në lidhje me digjitalizimin e vitit të ardhshëm mësimor duke thënë se “Lidhja e Nxënësve të shkollave të mesme mbështesin digjitalizimin e librave dhe arsimit”.
“Krejtësisht e pritshme të ketë mëdyshje te të rinjtë dhe familjet e tyre të cilat Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe institucionet tjera kompetente e kanë për obligim si bartës të ndryshimit të sqarojnë”, thuhet në njoftimin e MASH.
Në njoftimin e MASH theksohet se IT teknologjike u mundëson kërkim më të thjeshtë në internet për të ardhur te informacionet dhe se ka shembuj ku në shumë vende kjo funksionon dhe sjell rezultate.
“MASH rikujton se viti mësimor është me model të kombinuar të materialit për mësimi, i cili do të zbatohet në mënyrë të kombinuar në vitit e ardhshme. Kjo zgjidhje nuk parasheh librin digjital të jetë opsioni i vetëm për nxënësit. Nga klasa e parë deri në klasën e tretë nxënësit do të vazhdojë të përdorin libra, ndërsa nxënësit nga klasa e katërt prioritet do të ketë librat digjital. Lektyrat mbeten në version të shtypur”, thuhet në njoftimin e MASH.
Ata shtojnë se për nxënësit nga familjet sociale dhe nuk kanë pajisje për të mësuar nga librat digjital parashihen kushte që çdo nxënës të mund të ketë qasje në libër.
“Për këtë qëllim, në shkolla po bëhen vlerësimi dhe përgatitje për sigurimin e të ashtuquajturit “fondi i bibliotekës” të pajisjeve tablet që u jepet përkohësisht për përdorim nxënësve që kanë nevojë”, thuhet në njoftimin e MASH.
The post MASH Maqedoni: Libri digjital nuk do të jetë i vetmi opsion për nxënësit, do të ketë model të kombinuar appeared first on Telegrafi.