Ministria e Arsimit dhe Shkencës publikoi konkurs për kompensimin e mjeteve të paguara për publikimin e punimeve shkencore në vitin 2021 në revista me ndikim, të referuara në bazat e Web of Science ose Scopus nga mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët e zgjedhur në institucionet e larta arsimore në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Sipas njoftimit, autorët që kanë paguar për publikim të punimeve shkencore në revistat në bazat e Web of Science ose Scopus duhet të kërkojnë mjete nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës jo më vonë se 1 vjet nga dita e publikimit të punimit shkencor.
Në konkursin e MASH theksohen dokumentet e nevojshme për kërkesën për kompensimin e mjeteve, adresa si dhe infromacione shtesë për aplikimin.
Konkursi zgjat deri më 1 prill, ndërsa mjetet financiare do të sigurohen nga buxheti shtetëror./Telegrafi/
The post MASH Maqedoni: Konkurs për kompensimin e mjeteve të paguara për publikimin e punimeve shkencore në vitin 2021 appeared first on Telegrafi.