Ministria e Arsimit dhe Shkencës bëri të ditur se sot janë paguar bursat studentore dhe për nxënësit për muajin maj të këtij viti.
“Të gjithë shfrytëzuesit e bursave që MASH i jep për nxënësit e shkollave të mesme, studentët e regjistruar në studime deri diplomike në Fakultete të Maqedonisë si dhe studentët e regjistruar në një nga universitetet më të mira sipas Listës së Shangait, tashmë kanë marrë mjetet e tyre”, njoftojnë nga MASH.
Ata shtojnë se pagesa e rregullt e bursave do të vazhdojë./Telegrafi/
The post MASH Maqedoni: Janë paguar bursat për muajin maj appeared first on Telegrafi.
Advertisement