Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) njoftojnë se numri i nxënësve që ndjekin mësimin online është rritur për 10 për qind.
“Për më pak se një javë rreth 80 për qind e nxënësve në shkolla të mesme dhe fillore suksesshëm u kyçën në mësim online, ndërsa kjo përqindje që nga fillimi i vitit shkollor vazhdimisht rritet. Nxënësit dhe profesorët tjerë nga shkollat fillore dhe të mesme kanë paraqitur se kanë vështirësi në kyçje në mësimin online, ndërsa arsyeja më e shpeshtë që e përmendin është interneti i keq dhe mospasja e pajisjeve”, thuhet në njoftimin e MASH, njofton Telegrafi Maqedoni.
Nga kjo ministri theksojnë se janë në koordinim me me kryetarët e komunave, vetëqeverisjet lokale dhe drejtorët e shkollave dhe se po punohet për tejkalimin e sfidave.
“Modeli i mësimit online u tregua funksional dhe i suksesshëm, ndërsa mësimdhënësit dhe nxënësit janë të kënaqur se si po zhvillohet mësimi online. Ju bëjmë thirrje të gjithë atyre të cilët bojkotojnë mësimit se çdo ditë e humbur në mësim është dëm i drejtpërdrejtë i fëmijëve. Të gjithë nxënësit duhet ta fillojnë vitin mësimor dhe procesi mësimor të vazhdojë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
MASH njofton se mbi 98% e nxënësve prej klasës 1-3 ndjekin mësimin me prani fizike në shkolla dhe të tjerët më pak se 2 për qind mësojnë nga largësia. Për nxënësit që nuk kanë pajisje për mësim online, dhe duhet të mësojnë nga larg, emitohen 15-minuta emisione në televizionin e Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/
The post MASH Maqedoni: 80 për qind e nxënësve në mënyrë të suksesshme ndjekin mësimin online appeared first on Telegrafi.