Ka filluar shtypja e të gjitha teksteve shkollore nga klasa e parë deri në të shtatën në arsimin fillor, të cilat janë miratuar nga Komisioni Kombëtar i Teksteve dhe do të përdoren në vitin shkollor 2024-2025, ka njoftuar Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Siç thuhet në njoftim, procesi ka nisur si vitet e kaluara, gjatë periudhës së zakonshme të shtypjes dhe së shpejti do të përfundojë plotësisht.
“Në fund të këtij muaji ose më së voni në fillim të qershorit do të bëhet dorëzimi në të gjitha shkollat fillore në vend, sipas tirazhit të kërkuar të teksteve shkollore nga çdo shkollë. Pra, nxënësit do ta nisin vitin e ri shkollor me tekste krejtësisht të reja të printuara që do t’i presin në tavolinat e tyre”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës./Telegrafi/
The post MASH: Fillon shtypja e librave që janë miratuar për vitin e ardhshëm shkollor appeared first on Telegrafi.