Deri më 10 shtator komunat, si themelues të shkollave, duhet të përgjigjen deri të Ministria e Arsimit dhe Shkencës për modelin e mësimit në shkollat e tyre dhe të aplikojnë për prani fizike, ndërsa MASH dhe komisioni qeveritar do t’u japin leje nëse plotësohen kushtet.
Ato që nuk kanë kushte, do të organizojnë onlajn mësim. Paralelisht me kushtet për mësim me prani, përmirësohen edhe kushtet teknike për mësim të pandërprerë nga distanca përmes sigurimit të internetit të shpejtë dhe stabil. Bëhet fjalë edhe për tejkalim të problemit me përgatitje të nxënësve nga familjet me rrezik social për çka do të kërkohet vendim edhe nga kompanitë përgjegjëse shoqërore.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës i vazhdoi mbledhjet konsultuese për përgatitje të fillimit të vitit shkollor 2020/2021 dhe për informim të Planit për proces edukativo-arsimor që e miratoi Qeveria. Kjo ishte diskutuar me drejtorët e shkollave, ndërsa sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska mbajti takim edhe me kryetarët e komunave në të cilën ishte edhe kryetari i BNJVL-së.
Carovska në deklaratë për mediat tha se një pjesë e shkollave janë të gatshme për mësim me prani fizike sipas protokolleve shëndetësore dhe dorëzojnë kërkesë për leje, shkollat tjera përgatiten për mësim onljan për të cilën përgatitet platformë kombëtare. Test-versioni i platformës është i gatshëm dhe së shpejti do të prezantohet në opinion. Ajo do të jetë e thjeshtë për shfrytëzim “, tha Carovska, dhe të gjithë mësimdhënësit do të trajnohen dhe do të kenë qasje.
“Sipas planit kemi fleksibilitet dhe kombinim të mësimit sepse diku atë e lejojnë kushtet, ndërsa në momente tjera dhe gjendjen shëndetësore të nxënësve ose të mësimdhënësve duhet ta kemi parasysh. Gjerësia e këtij plani jep mundësi dhe pikërisht për atë sot bisedojmë me kryetarët e komunave për gatishmërinë e tyre”, deklaroi Carovska dhe përsëriti se bëhet fjalë për proces dinamik dhe se modelet për mësim mund të ndërrohen gjatë vitit shkollor në varësi të ndërrimit të gjendjes epidemiologjike dhe sipas udhëzimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive.
Kryetari i Qytetit të Shkupit dhe kryetar i BNJVL-së Petre Shilegov potencoi se në takimin e sotëm bisedojnë për fillim të suksesshëm të vitit shkollor në kushte të pandemisë, e cila është çështje komplekse serioze sepse, në të gjitha komunat kanë kushte të barabarta, teknike dhe epidemiologjike, për fillim të vitit shkollor.
Në kushte të jashtëzakonshme nuk mundet, tha Shilegov, të ketë zgjidhje të përkryer, por duhet të gjendet vendim mjaft i mirë për fillim të vitit, përkatësisht fillim optimal sipas mundësive teknike dhe materiale të komunave, me plotësim të obligimeve që ata i kanë, para se gjithash, në respektimin e protokolleve për siguri të shëndetit të nxënësve.
“Komplekse është çështja edhe për atë se në vetë komunat jo gjithkund janë të barabarta kushtet në shkolla që të mund të plotësohet në tërësi Plani i sjellur për fillim të mësimit nga 1 tetori. Për atë duhet t’i sqarojmë të gjitha paqartësitë që i kemi te komunat tona, si themelues të shkollave, dhe nga ana tjetër MASH si organizues i procesit arsimor”, tha Shilegov.
Në Planin e miratuar ka vendim edhe për fëmijët e sëmurë kronik dhe për mësimdhënësit e sëmurë kronik të cilët, siç tha Carovska, do të mund ta mbajnë mësimin prej në shtëpi në vend se në shkollë, ndërsa nëse bëhet fjalë për mësim me prani fizike, do të mund të përfshihet kuadër plotësues. Mësimdhënësi i sëmurë kronik kërkesën e dorëzon deri te drejtori i cili, në bazë të dokumentacionit, e sjell vendimin. Për atë nevojitet riorganizim, theksoi Carovska, që të mundet një shkollë t’i ndihmojë tjetrës në komunën e njëjtë. Shilegov plotësoi se në Qytetin e Shkupit, në kompetencë të së cilës janë 23 shkolla të mesme, dhe deri tani ka rotacione të mësimdhënësve që ta plotësojnë fondin e orëve.
Plotësisht duhet të rregullohet edhe mënyra e lirimit nga puna për prindërit e fëmijëve shkollor deri në moshën 10 vjeçare dhe të fëmijëve në kopshte.
The post MASH dhe BNJVL: Të gjendet zgjidhje për vit shkollor të suksesshëm sepse komunat nuk kanë kushte të barabarta appeared first on Telegrafi.