Deri në fund të shtatorit opinioni mund të marrë pjesë me sugjerime lidhur me pesë propozim-ligjet nga sfera e arsimit të cilët janë publikuar në sistemin qeveritar ENER (Regjistri i Vetëm Kombëtar i Rregulloreve).

Ministria e Arsimit dhe Shkencës bën thirrje që publiku të përfshihet që të krijohen zgjidhjet më cilësore me të cilat, siç bën të ditur “do t`i avancojnë shërbimet arsimore dhe do të sigurojnë më shumë të drejta dhe mundësi për palët e interesuara në procesin edukativo-arsimor”.

“Bëhet fjalë për Propozim-ligje krejtësisht të reja për arsimin e mesëm; për arsimin profesional dhe trajnim dhe për arsimin e të rriturve, si dhe Ligjet për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Arsimin Fillor dhe Ligjit për Kornizën Kombëtare për Kualifikime”.

“Propozim-zgjidhjet janë përgatitur nga grupet punuese të formuara me vendim të ministres së Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, në të cilët marrin pjesë përfaqësues të MASH-it dhe shumë institucione të tjera kompetente, ekspertë dhe profesionistë të felës mësimdhënëse dhe akademike”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Duke pasur parasysh se zgjidhjet ligjore më të mira dhe më efektive sillen ekskluzivisht përmes qasjes gjithëpërfshirëse me pjesëmarrjen e të gjitha palëve të interesuara,MASH-i inkurajon qytetarët që të kontribuojnë në përmirësimin e rregullativës ligjore në fushën e arsimit dhe në këtë mënyrë të marrin pjesë në ndërtimin e sistemit arsimor cilësor”, bën të ditur MASH-i në thirrjen e publikuar në ueb-faqen e saj”, thonë nga MASH.

Sugjerimet dhe propozimet për plotësimin/ndryshimin e zgjidhjeve ligjore dorëzohen në adresën elektronike zakonskaregulativa@mon.gov.mk, ndërsa mundësia është e hapur deri në fund të muajit shtator.

The post MASH: Deri në fund të muajit opinioni mund të përfshihet në përgatitjen e pesë ligjeve nga arsimi appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";